Mbretėria e Bashkuar e Britanisė sė Madhe

 

Informata të Përgjithshme

Emri zyrtar: Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore (e njohur si Mbretëria e Bashkuar, MB apo Britania)
Sovrani: Mbretëresha Elizabeth II (Queen Elizabeth II) (1952)

Sipërfaqja tokësore: 93.278 mi katrorë (241.590 km katrorë); sipërfaqja e përgjithshme: 94.526 mi katrorë (244.820 km katrorë)
Popullsia (përllogaritja e vitit 2010): 61,284,806 (shkalla e rritjes: 0.2%); lindshmëria: 10.6/1000, shkalla e vdekshmërisë foshnjore: 4.7/1000; jetëgjatësia: 79,1; densiteti për km katrorë: 246

Kryeqyteti dhe qyteti më i madh (përllogaritja e vitit 2003): Londra, 7,615.000 (zona metropolitane), 7.429.200 (zona urbane)
Qytete të tjera të mëdha: Glasgou, 1,099,400, Birminghami, 971,800, Liverpuli, 461,900, Edinburgu, 460,000, Lidsi, 417,000, Bristoli, 406,500, Manqesteri, 390,700, Bredfordi, 288,400

Gjuhët: Anglisht, Gjuha e Uellsit, Gaelishte Skoceze

Përkatësia etnike / raca: Anglez 83,6%, Skocez 8.6%, Uellsian 4.9% , Irlandez të Irlandës Veriore 2.9%, të Zinj 2%, Indian 1,8%, Pakistanez 1.3%, Të Përzier 1.2%, Të Tjerë 1.6% (2001)

Religjionet: Të Krishterë (Anglikanë, Katolikë, Presbiterian, Metodist) 71.6%, Mysliman 2.7%, Hindu 1%, të tjerë 1.6%, Të Paspecifikuar ose Pa Fe 23.1% ​​(2001)

Njësia monetare: Sterlina (£)


Fakte Qesharake për Mbretërinë e Bashkuar

  • Në Angli, në klube apo bare, ju mund të pini, por nuk ju lejohet të deheni; kurse në Skoci ju jeni në anën e gabuar të ligjit nëse jeni i dehur dhe posedoni një lopë!
  • Në Londër, linja me metro nga Sheshi Leicester deri në Kopshtin Covenant është linja më popullore për turistë pavarësisht faktit se në të vërtetë kjo distancë përshkohet më shpejtë në këmbë!
  • 409 eskalatorët në metronë e Londrës përshkojnë për çdo javë një distancë që është përafërsisht e barabartë me disa udhëtime për rreth globit!
  • Nuk është çudi që konsiderohet si një nga faktet historike më të çuditshme që Berengaria nga Navarre, e cila ishte e martuar me Mbretin Riçard të Anglisë, asnjëherë nuk kishte shkelur në tokën angleze!
  • Kalaja Windsor është vendbanimi më i vjetër mbretëror në botë i cili ende përdoret nga familja mbretërore dhe se Pallati Buckingham është ndërtuar në vitin 1702 në vendin e një bordelloje të turpshme! Besohet gjithashtu se ajo vizitohet nga fantazma të shumta duke përfshirë ato të Henri VIII, Mbretëreshës Elizabeth I, Mbretit George, dhe Charles I.
  • Mbretëresha e Anglisë, e cila dikur gëzonte pushtet dhe autoritet të gjerë mbi pothuajse të gjithë botën, dhe përkundër të gjithë madhështisë dhe lavdisë aktuale të saj, nuk lejohet të hyjë në Dhomën e Përfaqësuesve thjesht sepse ajo nuk është anëtare e saj!
  • Madje në Anglinë mesjetare edhe kafshët janë gjykuar në gjykatat mbretërore dhe janë dënuar për dëmet e shkaktuara në njerëz apo në pronat e tyre!
  • Anglezët janë të varur nga çaji: një anglez pi më shumë çaj se çdo person i çdo kombi tjetër (mbi njëzet herë më shumë se amerikanët!). – britaniku mesatar pi 3000 gota të çajit të tij të preferuar në vit!
  • Londra është një nga qytetet me diversitet të lartë kulturorë në botë, kjo mund të matet me faktit se rreth 25% e banorëve të Londrës janë lindur jashtë Anglisë!
  • Një nga teatrot më të njohura të Mbretërisë së Bashkuar është Teatri Royal Bristol i cili vazhdimisht ka shfaqur “Cats” (“Macet”) që nga viti 1766!
  • Syri i Londrës është rrota më e lartë e vëzhgimit në botë dhe për çdo rrotullim nevojiten rreth 30 minuta.
  • Në Zjarrin e Madh të Londrës që bëri kërdi në qytet dhe kërkoi punë të jashtëzakonshme rindërtimi, numri i viktima ishte vetëm tetë!
  • Thesaret të cilat gjinden në ​​Muzeun Britanik përfshijnë dy milionë vjet të qytetërimit botëror.
  • Lumi Thames, i cili rrjedh përmes Londrës, ka mbi 200 ura dhe 20 tunele?
  • Britanikët kanë numrin më të madh të patentave në botë dhe janë me të vërtetë të pasionuar për gjërat që kanë shpikur sikurse futbolli, briketi dhe garat me qenë. Ata madje e kanë zbuluar edhe vrimën e ozonit në vitin 1995! Ata sidomos i duan fort gratë shpikëse. Disa gjëra të dobishme të shpikura nga gratë janë çajniku që nuk pikon dhe spreji i çorapeve për ecje të sigurt

Shpikje të tjera të britanikëve janë:

  • Kanaçja
  • Sytë e Maces
  • Motori elektrik
  • Makina e faksit
  • Mjeti lundrues me jastëk ajri
  • Motori i aeroplanit
  • Makina për kositje të barit
  • Poqi elektrik
  • Kurthi e minjve me sustë
  • Penicilina
  • Poliesteri
  • Tezgjahu (për prodhim të rrobave me shumicë)
  • Shiritat e gomës
  • Motori me avull
  • Nëndetësja
  • Televizioni
  • Letra higjienike
  • Fshesa me vakum
  • Viagra

 

Mbretëria e Bashkuar dhe BE-ja

  • Pavarësisht se ishte ftuar për t'u bashkuar me BE-në gjatë viteve të pesëdhjeta, Britanikët refuzuan. Kryeministri i kohës së luftës Winston Churchill ishte i lumtur që e shihte Evropën perëndimore teksa po fillonte bashkohej, por ai gjithashtu ishte po aq i lumtur ta shihte Mbretërinë e Bashkuar duke e mbajtur distancën e saj.
  • Mbretëria e Bashkuar besonte se kishte lidhje më të ngushta me Komonuelthin, si dhe SHBA-të, dhe kështu u vetë mënjanua, së pari në lidhje me ECSC dhe pastaj përsëri në vitin 1955 kur filluan bisedimet në Messina për të krijuar një Komunitet Ekonomik Evropian (EEC) i cili tingëllonte më ambicioz.
  • Duke e hedhur poshtë idenë për të marrë pjesë, Britania ia pamundësoj vetes që të ndihmonte në formësimin e institucioneve të EEC të përcaktuara në Traktatin e Romës të vitit 1957.
  • Britania i dha kënaqësi vetes, së bashku me vendet skandinave Portugalinë dhe Zvicrën, , duke krijuar rivalin Zona e Lirë Ekonomik Evropiane.
  • Por derisa vitet e 60-ta po vinin, gjendja u kthye për së mbari dhe EEC – përfundimisht u krijua në vitin 1958 –gjithnjë e më e rëndësishme për tregtinë e Mbretërisë së Bashkuar dhe për këtë arsye ata aplikuan që të bëhet anëtar i BE-së, por në vitet e gjashtëdhjeta Presidenti Francez Charles de Gaulle e bllokoi pranimin e Britanisë së Madhe, së bashku me ofertat nga Irlanda dhe Danimarka, duke i dhënë fund bisedimeve për zgjerimin e komunitetit.
  • Pasi de Gaulle ra nga pushteti në vitin 1969, Britania ishte e lirë për të aplikuar për herë të tretë.
  • Në fillim të viti 1973 Mbretëria e Bashkuar më në fund u pranua në Evropë - mbi 20 vjet që kur projekti i integrimit kishte filluar për herë të parë, dhe 12 vjet pasi që kishte aplikuar për t'u anëtarësuar për herë të parë.
  • Britanikëve u është dhënë një mundësi zgjedhje nga dispozitat e traktatit të cilat urreheshin më së shumti nga anti-federalistët – monedha e përbashkët dhe kapitulli social - por për shumë Konservator kjo nuk ishte e mjaftueshme.
  • Derisa Evropa e merr hapin për një monedhë të re, të përbashkët në të gjitha 12 vendet, Mbretëria e Bashkuar mbetet ende për të vendosur se kur apo madje nëse ajo do të bashkohet me partnerët e saj Evropianë, dhe ta ndërroj funtin me euron.
  • Seksioni Tregtar u ndihmon kompanive britanike të përfitojnë nga mundësitë e biznesit nga programet e financuara nga BE-ja, kryesisht nga programet e ndihmës së jashtme të BE-së. Ekzistojnë mundësi të konsiderueshme për kompanitë britanike, duke përfshirë konsulencën, furnizimin e pajisjeve dhe projektet ndërtimore të mëdha.
  • BE-ja shpenzon rreth 12 Miliard € në vit në ndihmën e zhvillimit për më shumë se 150 vende dhe territore jashtë BE-së. Qëllimi i saj është që të përmirësoj prosperitetin dhe mirëqenien e njerëzve në këto vende. Por ajo ka nevojë për kompani tregtare që t’i realizoj projektet e saj.
  • BE-ja e pranon se nxitja e partneriteteve dhe investimeve midis kompanive të Mbretërisë së Bashkuar dhe atyre në vendet në zhvillim e ndihmon procesin e zhvillimit. Nxitja e sektorit privat në vendet më të varfra gjithashtu nxit rritjen dhe punësimin, zhvillon kapacitetet dhe inkurajon transferimin e teknologjisë.
  • Politikat e biznesit dhe konkurrencës mund të jenë një temë e mundshme për tu diskutuar në Mbretërinë e Bashkuar. Zhvillimi dy pikësh i politikave është një tjetër segment.

Postimet e fundit

  • blog 06 Tetor Dardan Berisha

    Qeveritė nė tė gjithė botėn, e veēanėrisht ato nė vendet me buxhete tė kufizuara, nė pėrgjithėsi preferojnė tė investojnė nė projekte tė cilat japin pėrfitime...Lexo mė shumė

  • blog 06 Tetor Hana Zeqa

    Kjo nuk ishte hera e ime e parė nė Londėr, por prapė se prapė isha shumė e emocionuar kur u larguam nga Parisi dhe kaluam nėn ujė pėr ardhur kėtu. Thjesht e adhuroj kėtė vend...madje edhe...Lexo mė shumė

  • blog 06 Tetor Bojan Elek

    Mė lejoni tė jem i drejtpėrdrejtė – unė nuk e takova atė. Lartmadhėria e saj, Elizabeta II, mbeti e paarritshme dhe padukshme. Megjithatė, unė arrita tė vizitoj shkurtimisht qytetin nė...Lexo mė shumė

Tani në Kosovë

Demo video 1